Dy ndeshje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll
Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, e ka zhvilluar ndeshjen e parë pas nëntë muajsh.
Berisha luajti për herë të parë pas lëndimit që e pësoi në dhjetor të vitit të kaluar kundër Pisas.
Ai u inkuadrua në fushë te Lecce që humbi nga Cagliari 1:0 të hënën në udhëtim. Berisha në fushë u inkuadrua në minutën e 82-të.
Ndeshja Cagliari – Lecce i takoi javës së tretë të Serie A. /Koha.net/