Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi Spanjën, duke e akuzuar atë se nuk ka kontroll mbi kufijtë e saj, ndërsa kryeministri spanjoll Pedro Sanchez hodhi poshtë pretendimet se ka prova të forta se Maroku organizoi një fluks masiv emigrantësh në Ceuta, një enklavë spanjolle në Afrikën veriore.
“Është shumë e trishtueshme ajo që po ndodh në Spanjë, një vend që nuk ka asnjë kontroll mbi kufirin e tij”, deklaroi Trump.
Trump më parë e ka kritikuar Spanjën, një anëtare të NATO-s, për qëndrimin e saj ndaj çështjes së emigrantëve.
Në një deklaratë për kanalin televiziv britanik GB News, Trump e përshkroi situatën në Spanjë si një “skandal” dhe paralajmëroi se pasojat mund të përhapen përtej atij vendi.
Presidenti amerikan vlerësoi më pas se migrantët që hyjnë në Spanjë do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të tjera evropiane.
“Ata do ta shkatërrojnë Evropën, sepse sapo të hyjnë në Spanjë, nuk do të ndalen në Spanjë. Ata do të vërshojnë në vendin tuaj dhe në çdo vend tjetër, ata tashmë po vërshojnë në vendin tuaj”, tha Trump. /Telegrafi/