Presidenti Donald Trump ka hedhur idenë që shteti i New Mexico të quhet New America.
Një foto, e cila u rishpërnda nga Shtëpia e Bardhë në X, tregon hartën e shtetit me fjalën “Meksikë” të kryqëzuar me të kuqe dhe të zëvendësuar me “Amerika”.
Në përgjigje të postimit, Guvernatorja e New Mexico-s, Michelle Lujan Grisham, një demokrate, deklaroi se Trump se po përpiqet të shpërqendrojë amerikanët, dhe theksoi se “emri i New Mexico-s nuk diskutohet”.
Emri i shtetit daton para themelimit të Shteteve të Bashkuara që nga shekulli i 16-të, sipas një dokumenti faktesh mbi origjinën e emrave të shteteve nga Byroja e Çështjeve Indiane.
Presidenti amerikan ka fuqinë për të riemërtuar disa pika referimi gjeografike, por ai nuk ka aftësinë kushtetuese për të riemërtuar ligjërisht shtetet. Ky proces do të duhej të ndodhte brenda shtetit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi të riemërtonte gjithashtu liqenin Ontario, duke e quajtur Liqeni Amerika, pas përplasjeve tregtare me Kanadanë.
Në ditën e parë në detyrë në mandatin e tij të dytë Trump firmosi gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës. /tvklan.al