“Ditari i një fotografi të luftës”, ekspozitë në Prishtinë në nderim të luftës së UÇK-së

Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, do të hapë më 8 shtator ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës”, nga fotografi Visar Kryeziu.

Ekspozita sjell përmes fotografisë një rrëfim mbi periudhën e luftës në Kosovë, duke prezantuar kujtime, dëshmi dhe pamje të një kohe që vazhdon të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së vendit.

Sipas organizatorëve, ekspozita synon të nderojë luftën e UÇK-së dhe të shërbejë si dëshmi vizuale e historisë, ndërsa përcjell edhe një mesazh mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

Hapja e ekspozitës do të mbahet më 8 shtator 2026, në orën 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. /tvsyrivision/

Read Previous

Gjermani | Gjithnjë e më shumë automjete të reja janë elektrike