Boban zbulon katër favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve

Image: FootItalia

Ish-ylli i Milanit, Zvonimir Boban, mendon se Barcelona, PSG dhe Bayern Munich janë ekipet më të mira në Evropë, ndërsa Arsenalin e sheh si favoritin e katërt për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Liga e Kampionëve kthehet javën tjetër, dhe ndër ndeshjet e mëdha në raundin e parë të fazës së ligës janë Napoli-Arsenal dhe Real Madrid-Inter.

Boban u pyet për favoritët e tij për të fituar këtë garë dhe nuk hezitoi t’i përmend emrat e tri skuadrave.

“Barcelona, PSG dhe Bayern janë më të mirat, dhe Yamal do të ishte zgjedhja ime për Topin e Artë: ai ka talent absurd; është ende fëmijë, por natyrshmëria me të cilën luan është unike”, u përgjigj fillimisht Boban.

“Ndër ekipet angleze, do të thosha Arsenalin: ata janë të preferuarit e mi të katërt. Jam kurioz; formati i ri ka rezultuar tërheqës dhe komentimi i ndeshjeve është gjithmonë i këndshëm”, përfundoi legjenda kroate.

Befasi e madhe është se Boban nuk e përmendi fare ekipin më të trofeshëm në Ligën e Kampionëve, Real Madridin, përkundër se ata u përforcuan shumë këtë verë dhe morën një trajner ekspert si Jose Mourinho. /Telegrafi/

Read Previous

Amnesty International paralajmëron se Izraeli po përshpejton aneksimin e Bregut Perëndimor me konfiskime të reja tokash

Read Next

Shtëpia e Bardhë i kthen politikat e Trumpit në lojëra online