Legjenda argjentinase nën hetim për pastrim parash për një kartel droge
Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me raundin e 13-të të sezonit me Çmimin e Madh të Italisë, raporton Anadolu.
Gara, që do të zhvillohet në pistën Autodromo Nazionale Monza prej 5,7 kilometrash në afërsi të qytetit italian Monza, do të përbëhet nga 53 xhiro. Kualifikimet do të fillojnë nesër në orën 16:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën, më 6 shtator në orën 15:00.
Në garat e zhvilluara këtë sezon, piloti i Mercedesit, Kimi Antonelli ka siguruar gjashtë fitore ndërsa shoku i tij i skuadrës George Russell dhe piloti i McLarenit Lando Norris nga dy fitore secili, kurse pilotët e Ferrarit Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc nga një fitore secili.
Para Çmimit të Madh të Italisë, 5 të parët në renditjen e pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
– Pilotët
1. Kimi Antonelli (Itali): 242
2. George Russell (Britani e Madhe): 183
3. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 183
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 159
5. Charles Leclerc (Monako): 155
– Ekipet
1. Mercedes: 425
2. Ferrari: 338
3. McLaren: 263
4. Red Bull: 186
5. Racing Bulls: 66