Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit
Mërgimtarët kosovarë që jetojnë në Slloveni, kanë paralajmëruar organizimin e një aktiviteti paqësor dhe simbolik në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes Facebook, është bërë thirrje për t’u bashkangjitur në protestën e cila thuhet se do të mbahet në Lubjanë me 13 shtator, nga ora 20:00.
“Do të mblidhemi për një protestë në heshtje, me respekt dhe dinjitet, për të shprehur solidaritetin tonë dhe kërkesën për drejtësi e proces të drejtë. Në fund të aktivitetit, të gjithë së bashku do t’i ndezim dritat në duart tona si simbol i shpresës, së vërtetës dhe lirisë që nuk shuhet”.
Kujtojmë se 16 shtatori është dita vendimtare kur do të merret vendimi final nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
