Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit për të premten, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra në sekond, transmeton KosovaPress.
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj periudhe janë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore. Megjithatë, moti kryesisht i thatë mund të ndikojë në humbjen e lagështisë nga toka dhe të rrisë nevojën për ujitje.