Spalletti: Juve më e fortë pas merkatos por Inter është para të gjithëve

Luciano Spalletti në një intervistë për “Sport Mediaset”, ka folur për merkaton dhe garën për titull në Serie A.

Trajneri i Juventus përshkruan objektivat aktuale dhe të ardhshme të bardhezinjve, i bindur se puna masive e bërë në merkato ka ndihmuar në rritjen e nivelit të ekipit.

Puna e drejtuesve në merkato ka qenë e rëndësishme, me nëntë lojtarë të rinj. Ne kemi reaguar ndaj mundësive të tregut të transferimeve që kanë dalë në javët e fundit. Niveli i ekipit është rritur sigurisht falë të gjithë këtyre komponentëve dhe kësaj pune. Mendoj se e kemi ngushtuar hendekun me ekipet e tjera të kampionatit”, tha Spalletti.

Ai pranon se kampionët e Italisë, Inter, janë skuadra më e fortë. “Ne do të përqendrohemi më shumë te vetja. Inter është një ekip i fortë dhe e ka provuar këtë. Ata janë në një pozicion për të fituar përsëri pas merkatos. Na u desh të shfrytëzonim disa mundësi, duke sjellë nëntë lojtarë të rinj pavarësisht kufizimeve.Ata mund të na sjellin konkurrencë dhe cilësi.”

Spalletti flet edhe për lojtarët më të mirë në Serie A këtë sezon: “Malen ka zgjuar interesin e shumë njerëzve. Përveç shënimit të golave, ai sulmon hapësirën, është një lojtar i fortë. Ne kemi Yildiz, i cili sipas mendimit tim është më i miri. Lautaro ishte vetëm një fëmijë kur unë stërvisja Inter, por ai tashmë po tregonte të gjitha cilësitë e tij. Te Napoli stërvita Di Lorenzo, ai është një nga më të mirët që ekziston. Nico Paz na tregoi cilësitë e tij… ka kaq shumë lojtarë të fortë.” /Telesport.al/

Read Previous

Avokati i Popullit kundërshton kriteret e Qeverisë për pagën e 13-të

Read Next

Enzo Maresca: Phil Foden ka rilindur pas dy sezoneve të vështira