Përmbyset anija në brigjet e Koresë së Jugut, gjashtë të zhdukur

Të paktën gjashtë persona rezultojnë të zhdukur pasi një rimorkiator u përmbys në brigjet juglindore të Koresë së Jugut.

Roja Bregdetare e Koresë së Jugut, siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap, njoftoi se anija prej 286 tonësh u përmbys në ujërat pranë qytetit Busan rreth orës 04:30 GMT, ndërsa dy anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan.

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, udhëzoi autoritetet që të “mobilizojnë të gjitha burimet në dispozicion për operacionet e kërkim-shpëtimit”.

Sipas njoftimit, një anije mallrash që po kalonte nëpër zonë shpëtoi një anëtar të ekuipazhit, ndërsa i dyti u gjet pa ndjenja, shkruan Abcnews.al.

Besohet se të paktën tetë anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bordin e anijes kur ajo u përmbys.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Pentagoni nënshkruan marrëveshje për të rritur prodhimin e raketave

Read Next

Pas eliminimit nga Botërori, ylli i Real Madridit largohet nga kombëtarja gjermane