Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar sot Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në mbështetje të Kosovës.

Me këtë rast, Haxhiu priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, si dhe Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Gunnar M. Ekelove-Slydal.

Haxhiu tha se Komiteti Norvegjez i Helsinkit ishte ndër organizatat e para perëndimore që dokumentoi shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe i bëri ato të njohura në arenën ndërkombëtare.

“Kosova nuk i harron miqtë që i qëndruan pranë në periudha të vështira”, tha Haxhiu, duke e cilësuar dekoratën si shprehje të mirënjohjes për angazhimin e gjatë dhe parimor të Komitetit në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

Read Previous

Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut

Read Next

Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë