Trump: Nafta, një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Rezerva Strategjike e Naftës e Shteteve të Bashkuara do të rimbushet me naftë bruto nga Venezuela.

Vendimi pason marrëveshjen e arritur ndërmjet Uashingtonit dhe Karakasit, përmes së cilës SHBA-ja merr kontrollin mbi pjesën më të madhe të shfrytëzimit të mbi 65 miliardë fuçive rezerva të provuara të naftës venezueliane.

Trump deklaroi se furnizimi pritet të fillojë së shpejti, duke e cilësuar marrëveshjen si “një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan”.

Rezervat strategjike amerikane kishin pësuar rënie të ndjeshme pas përdorimit të tyre për zbutjen e çmimeve të larta të karburanteve dhe përballimin e problemeve në zinxhirët globalë të furnizimit.

Megjithatë, ekspertët mbeten skeptikë se kur do të nisë konkretisht dërgimi i naftës venezueliane në depot strategjike të SHBA-së.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur

Read Next

Policia e Kosovës: 47 aksidente dhe 1860 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë