Takim trepalësh mes Trump, Putin e Zelenskyt? Ja si përgjigjet Kremlini

Kremlini ka reaguar pas raportimeve se shefi i CIA-s John Ratcliffe, gjatë vizitës që zhvilloi në Moskë, propozoi një takim trepalësh midis Donald Trump, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky për luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se takimi do të mbahet vetëm kur të formalizohen marrëveshjet për t’i dhënë fund luftës disa vjeçare.

“Një takim i tillë është i mundur vetëm për qëllimin e formalizimit të marrëveshjeve”, tha Peskov, duke shtuar se do të ishte e pakuptimtë të diskutoheshin detajet e marrëveshjeve sepse Kievi nuk dëshiron të angazhohet për një zgjidhje të vërtetë.

Nga ana tjetër, Moska ka paralajmëruar për sulme masive ndaj sektorëve të energjisë ukrainase në përgjigje të bastisjeve të Kievit në vendet civile.

Read Previous

Çmimet e ushqimeve rriten në rajon

Read Next

Pas urdhrit të Donald Trump: Google Maps ndryshon emrin e liqenit Ontario