Sot përkujtohet Lyndon Baines Johnson, presidenti i 36-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili lindi më 27 gusht 1908 në Teksas.
Gjatë presidencës së tij, Johnson ndërmori një sërë reformash sociale në fusha si shëndetësia, arsimi, lufta kundër varfërisë dhe mbrojtja e të drejtave civile. Ai u angazhua gjithashtu për zgjerimin e të drejtave të afro-amerikanëve, përfshirë të drejtën e votës dhe qasjen në arsim e shërbime shëndetësore.
Lyndon Baines Johnson vdiq më 22 janar 1973./KultPlus.com