Pas katër vitesh në Kosovë, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, ka përfunduar misionin e tij diplomatik në vend.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Francës në Kosovë, e cila ka vlerësuar se mandati i tij u karakterizua nga forcimi i lidhjeve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, Ambasada e Francës e ka falënderuar Guérot për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë katër viteve të shërbimit në Kosovë.
“Pas katër vitesh në #Kosovë, Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, përfundon misionin e tij diplomatik, një mandat i cili u karakterizua me forcimin e lidhjeve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës.Faleminderit, zoti Ambasador, për përkushtimin dhe kontributin tuaj gjatë këtyre katër viteve.Ju urojmë shumë suksese në angazhimet tuaja të ardhshme!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ambasada franceze.