Policia e Kosovës: 83 aksidente e 2541 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 83 aksidente, prej tyre 35 aksidente me të lënduar dhe 48 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2541 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, policia ka arrestuar 20 persona, 7 i ka dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

TikTok paguan 400 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së mbi mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve

Read Next

​KEK-u rikthen në operim njësinë A4