​KEK-u rikthen në operim njësinë A4

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bën të ditur se, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A4 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin.

Sipas KEK-ut, gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë.

KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër. /KosovaPress/

Read Previous

Policia e Kosovës: 83 aksidente e 2541 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Read Next

​IKSHPK me rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta