Partia Socialdemokrate (PSD) organizoi një peticion për qytetarë me moton “Të Falen Gjobat e Pandemisë”. Për dy ditë PSD ka mbledhur rreth 2 mijë nënshkrime. Ndërsa kjo parti e cila ndodhet jashtë kuvendit pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve do të dorëzoj në kuvend një projektligj për faljen e 200 mijë gjobave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Nol Nushi nga PSD tha për KosovaPress se falja e gjobave të qytetareve dhe ndërmarrjeve nxjerr përfitues qytetarët. Nushi thotë se edhe pozita duhet të votojë këtë projektligj pasi që votoi 11 milionë euro për rrymën e serbëve në Veri të vendit.
“Grupi prej 10 mijë qytetarëve mundet me prezantu iniciativë ligjore apo projektligj cilën e dorëzon në Kuvend dhe ai futet në procedura të rregullta të Kuvendit që trajtohet në seanca të radhës[…]Fokusi kryesor janë njerëzit pra personat fizik mirëpo ne i kemi fut aty edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kategorizohen me ligjet e Kosovës mirëpo gjobat nga 200 mijë e më shumë gjoba që janë shpërnda 90% prej tyre janë ndaj personave fizike[…]në rast se ky ligj miratohet në Kuvend që unë besoj edhe shpresoj që do të miratohet përfitues do të jenë qytetarët kryesisht”, tha ai.