Klestor Veseli: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore
Një qytetar ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka dorëzuar në Policinë e Gjakovës një zarf me 3,800 euro, të cilin bashkëshortja e tij e kishte gjetur në një institucion publik.
Më 6 gusht 2026, në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari I. Fetahu ka dorëzuar zarfin me paratë, me qëllim që ato t’i ktheheshin pronarit.
Pas procedurave të verifikimit dhe hetimeve të zhvilluara nga Policia, është konstatuar se shuma prej 3,800 eurosh ishte raportuar si e humbur më 4 gusht nga pronari i saj.
Pas konfirmimit të pronësisë, paratë i janë kthyer pronarit legjitim.
Policia e Kosovës ka falënderuar familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet e rendit, duke e vlerësuar rastin si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.
Ngjarja, sipas Policisë, tregon rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet dhe respektimit të vlerave të ndershmërisë në shoqëri. /RTKLive