Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin njoftoi të hënën se është larguar nga Rusia, disa ditë pasi u detyrua të pezullojë përpjekjen e tij për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, për shkak të presionit në rritje nga autoritetet.
“Lajmi i mirë është se jam gjallë dhe i lirë. Por, për fat të keq, ende nuk jam në Rusi”, tha ai në një video të regjistruar para Kullës Eiffel në Paris.
Videoja, e publikuar në kanalin e tij në Telegram, vjen pasi politikani kundër luftës u gjobit në korrik me 1 mijë rubla (rreth 13 dollarë) për shfaqjen e simboleve të cilësuara “ekstremiste”. Para kësaj, ai ishte shpallur “agjent i huaj”, një status që i pamundëson kandidimin për poste publike.
Nuk është bërë menjëherë e qartë se kur dhe në çfarë mënyre Nadezhdin, i cili më herët kishte thënë se ishte ndaluar të largohej nga Rusia, ka dalë nga vendi, shkruan themoscowtimes.https://t.me/BorisNadezhdin/2296?embed=1
Në videon e publikuar të hënën, Nadezhdin tha se tani do të “vlerësojë situatën dhe do të kuptojë se si të vazhdojë jetën”. Ai premtoi se do të japë më shumë detaje për planet e tij të ardhshme.
Në një intervistë për Meduza muajin e kaluar, Nadezhdin tha se ai dhe familja e tij po shqyrtonin mundësinë e largimit nga Rusia për shkak të presionit në rritje nga autoritetet. Edhe pse shprehu dëshirën e fortë për të qëndruar, ai pranoi se ekzistonte rreziku i burgosjes, një mundësi që sipas tij po përpiqej ta shmangte.
Nadezhdin u bë i njohur gjatë fushatës së tij të dështuar presidenciale në vitin 2024, kur tentoi të sfidonte Vladimir Putinin me një platformë kundër luftës.
Më herët, ai kishte shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Boris Nemtsov në fund të viteve ’90, ndërsa më pas si ndihmës i ish-kryeministrit Sergei Kiriyenko, i cili aktualisht është zëvendës shef i parë i kabinetit në Kremlin. Nadezhdin ka qenë deputet i Dumës Shtetërore nga viti 1999 deri më 2003, ndërsa nga viti 2019 deri më 2024 ka shërbyer si këshilltar në rajonin e Moskës. /Telegrafi/