Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Në orët e pasdites mund të paraqiten vranësira të pakta lokale, por sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nuk priten reshje./kp