Publikohen listat e lojtarëve të Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar te Real Madridi.
Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë me seriozitet situatën e brazilianit, i cili edhe pse ka edhe një vit kontratë me “Los Blancos”, mund të largohet gjatë kësaj vere.
Arsenali vazhdon të përmendet si destinacioni më i mundshëm për 26-vjeçarin, ndërsa spekulimet për transferimin e tij janë intensifikuar ditët e fundit.
Pavarësisht zërave të shumtë për të ardhmen e tij, Vinicius është paraqitur të hënën sipas programit në qendrën stërvitore të Valdebebasit, ku fillimisht ka kryer kontrollet mjekësore në Spitalin Blua Sanitas, përpara se t’i bashkohej skuadrës në stërvitjen e parë për fazën përgatitore.
Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Negociatat për të ardhmen e sulmuesit thuhet se janë përshpejtuar dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të mos jetë pjesë e stërvitjeve në ditët në vijim, nëse arrihet marrëveshja për largimin e tij.
Vinicius u shndërrua në një nga figurat kryesore të Real Madridit gjatë viteve të fundit, por ardhja e Kylian Mbappe dy verë më parë ndryshoi hierarkinë në repartin ofensiv, me francezin që mori rolin e yllit kryesor të skuadrës.
Pikërisht kjo situatë ka shtuar spekulimet se braziliani mund të kërkojë një sfidë të re, ndërsa Arsenali mbetet klubi që po monitoron më nga afër zhvillimet rreth tij./Telegrafi/