Arteta pret përforcime të tjera për Arsenalin

Arsenali do të shpenzojë miliona të tjerë para se të përfundojë afati kalimtar veror, ka thënë trajneri Mikel Arteta. 

Tek Arsenali janë të përkushtuar të mbrojnë titullin e kampionit të Anglisë, që e fituan pas 22 vjetësh.

Arsenali ishte relativisht i qetë në afatin kalimtar, krahasuar me Tottenham Hotspurin, Manchester Cityn dhe Chelsean.

“Topçinjtë” janë përmendur për transferimin e mundshëm të Bruno Guimaraes nga Newcastle Unitedi dhe Vinicius Jr nga Real Madridi.

“Qartë se presim të kemi lëvizje në javët e ardhshme”, ka thënë Arteta. Ai foli pas fitores 4:1 ndaj Gironas në ndeshjen përgatitore.

“Duam të bëhemi më të mirë, si gjithë të tjerët. Dhe mund të shihni tregun e transferimeve dhe atë që po bëjnë kundërshtarët tanë. Nuk do të rrimë duarkryq dhe jemi shumë ambiciozë në atë që po bëjmë. Dallimet janë shumë të vogla. Duam të bëhemi më të mirë dhe niveli do të ngritet. Duhet ta rrisim garën e brendshme. Duhet të sigurohemi që të identifikojmë gjërat që nuk i kemi në ekip”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Arsenali ka transferuar portieri Illan Meslier dhe sulmuesin Christos Tzolis. Ndërkohë mbrojtësi Piero Hincapie është transferuar te klubin londinez pasi ishte i huazuar në edicionin e kaluar.

Arsenali e fillon mbrojtjen e titullit në shtëpi ndaj Coventry Cityt më 21 gusht.

Read Previous

Spanja vendos barrierë detare në kufirin e Ceutës me Marokun

Read Next

Flakët përfshijnë Uashingtonin, urdhërohen evakuime dhe angazhohen mijëra zjarrfikës