Anthropic AI hakoi vetë tri organizata – si ndodhi depërtimi?
Mbetje mamuthi janë zbuluar papritur në shtratin e lumit Danub në Bullgari, pasi nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit ekspozuan shtratin e lumit, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Kockat u zbuluan nga një banor vendas pranë fshatit bullgar Ryakhovo në Danub, jo shumë larg qytetit të Ruses.
Muzeu i Historisë Rajonale i Ruses konfirmoi se gjetja përbëhet nga një nofull e poshtme, dy dhëmbë dhe një brinjë nga një mamuth.
Ekspertët tani duhet të analizojnë mbetjet për të përcaktuar origjinën dhe moshën e tyre të saktë.
Kockat janë çuar në Muzeun e Historisë Rajonale në Ruse.
“Mbetjet duhet të thahen këtu së pari”, tha zëdhënësja e muzeut Silvia Kostadinova.
Mbetjet e kafshëve prehistorike nuk janë të rralla në rajonin e Ruses.
Muzeu i qytetit ka disa gjetje më të hershme, si dhe një model në madhësi të plotë të një mamuthi. /ATSH-DPA/