Dikur llogaritej e ardhmja e Bayern Munichut, tani shqiptari përfundon në ligën e dytë të Tajlandës

Mesfushori shqiptar, Meritan Shabani ka kompletuar transferimin e tij te klubit Pattaya United, i cili bënë gara në ligën e dytë të futbollit të Tajlandës.

Se futbolli është i paparashikueshëm, këtë e tregon edhe rasti i djaloshit shqiptar, Meritan Shabani.

Shabani u ngjit në radhët e akademisë së Bayern Munich përpara se të përparonte në ekipin e parë si 19-vjeçar dhe t’i zhvillonte disa ndeshje.

Shabani me fanellën e Bayernit

Megjithatë, konkurrenca e fortë bëri që shqiptari të mendojë ndryshimin dhe arriti një transferim në Ligën Premier te Wolverhampton Wanderers, ku nënshkroi kontratë trevjeçare.

Nga ajo kohë, karriera e Shabanit ka pësuar vetëm rënie, duke kaluar pastaj te VVV-Venlo (Holandë), Grasshopper Zurich (Zvicër), ND Gorica (Kroaci) dhe së fundmi AC Bellinzona në Zvicër.

Shabani te Wolves

Së fundmi, 27-vjeçari ka bërë rënien më të madhe në karrierë duke u transferuar te Pattaya United në ligën e dytë të Tajlandës.

“Pattaya United përfundon marrëveshjen për të nënshkruar me Meritan Shabanin, një lojtar të akademisë së të rinjve të Bayern Munich, për të forcuar sulmin për sezonin 2026/27”.

“Ardhja e Meritan Shabanit konsiderohet një shtesë kyçe në skuadrën “Dolphin”, duke rritur opsionet e tyre sulmuese dhe duke përmirësuar potencialin e ekipit para fillimit të sezonit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Shabani gjithashtu ka përfaqësuar ekipin kombëtar gjerman U-20. /Telegrafi/

Read Previous

Musk publikoi një insert nga filmi “World War Z”, migrantët në enklavën spanjolle i krahasoi me zombitë

Read Next

Thatësira ”ekspozon” kocka… mamuthi në shtratin e Danubit