Ministri i Deleguar për Çështjet Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij, ai do të pritet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me të cilin do të zhvillojë një takim bilateral.
Pas përfundimit të bisedimeve, Konjufca dhe Haddad, në praninë e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pritet të formalizojnë disa marrëveshje bashkëpunimi që përfshijnë sektorët e drejtësisë, arsimit dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare.