Nga polic i burgut te refer legjendar, Anthony Taylor flet pas pensionimit

47-vjeçari i cili u pensionua pas Kupës së Botës, ku e mbylli karrierën me finalen Spanjë 1-0 Portugali më 6 korrik, ka zbuluar se puna në burg e ka bërë arbitër.

Para se të bëhej arbitri më i famshëm anglez, Anthony Taylor ka qenë polic burgu.

I njohur për reagimin e shpejt kur Christian Eriksen u rrëzua në EURO 2020, Taylor thotë se gjithçka e mësoi mes të burgosurve:

Duke folur për The Sun në, ai shpjegoi:

“Ka aftësi që ngjasojnw mes punës në burg dhe arbitrimit. Puna në burg do të thoshte se më duhej shumë komunikim dhe cilësi menaxhimi për t’u marrë me situatat e përditshme.”

“U specializova në teknika kontrolli dhe frenimi, duke edukuar stafin për mënyrat më të mira për të kontrolluar individë të dhunshëm dhe situata të vështira.” /KosovaPress/

Read Previous

SHBA-ja vazhdon sulmet ndaj objektivave ushtarake në Iran