Zidane në krye të Francës deri në vitin 2030

Legjenda Zinedine Zidane do ta drejtojë përfaqësuesen e Francës në futboll deri në vitin 2030. Prej kohësh është pritur që Zidane të zëvendësojë Didier Deschampsin dhe tashmë kjo është punë e kryer. Ka mbetur vetëm prezantimi nga federata franceze.

Fokusi i Zidanet do të jetë tek Evropiani 2028 dhe Kupa e Botës 2030.

Franca ishte favorite për triumf në Botërorin e këtij viti. Por u ndal nga Spanja në gjysmëfinale.
Zidane ka shkruar histori si lojtar me Francën. 

Si trajner ka punuar vetëm te Real Madridi. Dhe atë me sukses shumë të madh.

54-vjeçari për Francën i luajti 108 ndeshje dhe i realizoi 31 gola./koha

Read Previous

Vazhdojnë sulmet SHBA-Iran, s’ka tërheqje nga asnjëra palë

Read Next

“Po të isha aty, do ta kisha goditur me kokë”