Mërgim ​Vojvoda shumë afër transferimit tek Udinese

Como ka marrë një ofertë personale nga Udinese për shërbimet e lojtarit të kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, sipas Sportitalia, kështu që tani ai do të diskutojë kushtet personale.

31-vjeçari ka kontratë aktuale te Stadio Sinigaglia të vlefshme deri në qershor të vitit 2028, derisa u bashkua me Comon në shkurt të vitit 2025 nga Torino për një kosto prej 2 milionë eurosh, para se të luante për Standard Ligë.

Ndërkohë, kishte pasur raportime që skuadrat si Cagliari, Venezia dhe Monza kanë shprehur interesimin e tyre për Vojvoden, por duket sikur Udinese ka avantazhin.

Raportohet se Udinese ka bërë një propozim për Vojvodën dhe Como e ka pranuar, kurse Sky Sport Italia jep shifrat si 1.3 milion euro plus 0.3 milion euro në bonuse.

Vojvoda ka bërë 34 paraqitje për Como-n sezonin e kaluar mes Serie A dhe Coppa Italia, duke shënuar dy gola me tre asistime. /KosovaPress/

Read Previous

“The Odyssey”, udhërrëfyesi para premierës

Read Next

Lieneker dhe Ronney kritikojnë Tuchelin