Ka filluar licencimi i bizneseve të kriptovalutave, kërkohet ndryshime në ligj
Të mërkurën në vendin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell.
Sipas parashikimit të Institututit Hidrometeorologjik të Kosovës për gjatë orëve të pasdites pritet shtim gradual i vranësirave.
Në disa zona parashihen riga shiu dhe zhvillime të shtrëngatave lokale, të shoqëruara me mundësi për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me intensifikime të përkohshme gjatë zhvillimit të shtrëngatave./kp