Parashikimi i motit për sot

Të martën, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me kalime të pakta vranësirash.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10°C dhe 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26°C deri në 30°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit, me intensitet të dobët deri mesatar, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë gjatë pjesës më të madhe të ditës, transmeton KosovaPress.

Read Previous

Një kanal i hapur, një rrezik i përditshëm në rrugën “Muharrem Domi” në Çabrat

Read Next

“E marta e madhe” në Bruksel: Shqipëria avancon drejt BE-së, sot mbyll tre kapitujt e parë