Shefi i OSBE-së pret që toka të regjistrohet si pronë e Manastirit të Deçanit

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe ka thënë se pret që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit.

Kështu thuhet në një postim në Twitter të llogarisë së OSBE-së.

“Ambasadori Michael Davenport vizitoi Manastirin e bukur të Deçanit me Igumenin Sava Janjic. Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë Kishën Ortodokse Serbe për të ruajtur trashëgiminë e saj kulturore dhe fetare në Kosovë ndërsa ne presim që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit”, thuhet në postim./Gazetasinjali

Read Previous

SHBA-ja sanksionon 13 anije ruse

Read Next

Epidemia e “kërpudhave të zeza” e lidhur me COVID-19, po përhapet me shpejtësi