Zelensky do të kërkojë nga NATO-ja sisteme të mbrojtjes ajrore pas sulmeve intensive ruse
Forumi i Industrisë së Mbrojtjes i Samitit të NATO-s po mbahet sot në Ankara të Turqisë.
Sipas NATO-s, kjo është ngjarja kryesore e nivelit të lartë e Aleancës për prodhimin, investimet dhe inovacionin në mbrojtjen transatlantike.
Forumi është pjesë e Samitit të NATO-s 2026 dhe do të mbledhë zyrtarë të lartë të NATO-s, përfaqësues të vendeve aleate dhe partnere, liderë të industrisë së mbrojtjes dhe inovacionit.
Në fokus do të jetë progresi i aleatëve drejt planit historik të NATO-s për investime në mbrojtje prej 5 për qind, si dhe mënyra se si këto mjete po kthehen në rritje të prodhimit ushtarak, bashkëpunim më të madh dhe prokurim të përbashkët.
Forumi njëditor do të përfshijë gjashtë sesione të mbyllura gjatë paradites dhe seanca plenare të transmetuara drejtpërdrejt gjatë pasdites.
Për herë të parë, në këtë forum do të ketë edhe njoftime të nivelit të lartë për marrëveshje, iniciativa dhe rezultate konkrete nga shtetet, industria dhe bashkëpunimet shumëpalëshe.
Sipas programit, temat do të përfshijnë hapësirën dhe mbikëqyrjen, mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore, kapacitetet goditëse, bashkëprodhimin transatlantik, inovacionin, bashkëpunimin NATO-industri dhe garantimin e investimeve konkrete në mbrojtje. /Telegrafi/
