Belgjika mposht SHBA-në, kalon në çerekfinale të Botërorit

Belgjika ka siguruar një fitore bindëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultat 4:1, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja nisi me epërsi të shpejtë për belgët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 9-të me golin e Charles De Ketelaere. SHBA arriti të barazojë në minutën e 31-të përmes Malik Tillman, i cili realizoi nga një goditje dënimi.

Megjithatë, Belgjika reagoi menjëherë dhe riktheu epërsinë në minutën e 33-të, sërish me De Ketelaere. Në pjesën e dytë, Hans Vanaken thelloi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa Romelu Lukaku vulosi fitoren me golin e katërt në kohën shtesë (90+3).

Pavarësisht përpjekjeve të amerikanëve, Belgjika dominoi në momentet kyçe dhe shfrytëzoi gabimet në mbrojtje për të siguruar kualifikimin.

Me këtë fitore, Belgjika avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Spanjën në një përballje shumë interesante për një vend në gjysmëfinale. /RTKlive

Read Previous

Parashikimi i motit për të martën

Read Next

​Projektbuxheti gjerman i vitit 2027 nën kritika për borxhin e ri dhe shkurtimet klimatike