Kampionati Botëror, për kë bëhet tifo në qytetin e Gjakovës?
Një zyrtar i lartë i Vatikanit ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar se po aplikon standarde të dyfishta në zbatimin e së drejtës ndërkombëtare dhe në trajtimin e konflikteve globale.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kardinali Victor Manuel Fernandez, prefekt i Dikasterit për Doktrinën e Fesë, i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi të mbyllur të thirrur nga Papa Leoni, ku po diskutohet roli i Kishës Katolike në konfliktet moderne dhe çështjet e luftës.
Fernandez ka theksuar se në shumë raste, vendet trajtohen ndryshe varësisht nga interesat politike dhe ekonomike, duke vënë në pikëpyetje zbatimin e standardeve universale të të drejtave të njeriut.
Sipas tij, disa shtete dënohen dhe sanksionohen kur konsiderohen kundërshtarë, ndërsa ndaj aleatëve shpesh tolerohen shkelje të ngjashme pa reagim të njëjtë ndërkombëtar.
Ai ka përmendur gjithashtu rastet e konflikteve në rajone të ndryshme të botës, duke kritikuar përdorimin e konceptit të “vetëmbrojtjes legjitime” për të justifikuar ndërhyrje ushtarake.