SHBA mobilizon trupa për të ndihmuar Venezuelën pas tërmetit shkatërrues

Komanda Jugore e SHBA-së, e cila mbikëqyr aktivitetet ushtarake amerikane në Amerikën Latine dhe Karaibe, ka publikuar imazhe të trupave që po mobilizohen për të ndihmuar Venezuelën.

Anëtarët e shërbimit mund të shihen duke ngarkuar pajisje në një Chinook në Bazën Ajrore Soto Cano, në Honduras, në përgatitje për të mbështetur vendin pas tërmeti.

Raportohet se rreth 235 persona kanë vdekur deri tani, me të paktën 4,300 të tjerë të plagosur, pas tërmeteve të njëpasnjëshme, sipas ministrit të shëndetësisë të Venezuelës, Carlos Alvarado.

“Fatkeqësisht kemi marrë rreth 235 pacientë që mbërrijnë pa shenja jetësore ose që ndërrojnë jetë ndërsa mbërrijnë në qendrat tona shëndetësore”, tha ai.

Bëhet e ditur se Gjenerali Major i Marinës Amerikane Kevin J Jarrad ka mbërritur në Karakas për të drejtuar dhe koordinuar mbështetjen e ushtrisë amerikane për përpjekjet e ndihmës pas tërmetit. /Telegrafi/

Read Previous

Ministria publikon çmimet e derivateve, nafta më shtrenjtë

Read Next

Thyhet rekordi për më shumë gola të shënuar në një Kupë Bote