Haaland: Nuk kemi shanse për titullin, Franca na mposht dhe e fiton tërë turneun
Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė, ka dhënë dorëheqjen të martën, më 23 qershor, duke sjellë rënien e qeverisë së saj pas vetëm 10 muajsh në pushtet.
Dorëheqja e saj vjen pas një krize politike të shkaktuar nga tensionet brenda koalicionit qeverisës, ku rol ka luajtur edhe përfshirja e një partie të ekstremit të djathtë, çka ka çuar në prishjen e shumicës parlamentare dhe kërkesën për riformatizim të qeverisë.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, pritet të propozojë liderin e Partisë Socialdemokrate, Mindaugas Sinkevičius, si kandidat për kryeministër në parlament.
Nëse emërimi miratohet, presidenti do ta dekretojë zyrtarisht kryeministrin e ri, i cili më pas do të ketë detyrën për të formuar kabinetin e ri qeveritar.
Ndërkohë, qeveria në detyrë e drejtuar nga Ruginienė do të vazhdojë punën deri në krijimin e ekzekutivit të ri.