“Figura më e suksesshme e atletikës kosovare”, Gashani takon Gresa Bakraqin

Pas suksesit të arritur së fundmi në arenën ndërkombëtare, U.D. Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim atleten e suksesshme kosovare, Gresa Bakraqi, për ta uruar për rezultatet e arritura.

Gresa Bakraqi vazhdon të konfirmohet si një nga figurat më të spikatura të atletikës kosovare. Në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, të mbajtur në Monako, ajo fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në Kampionatin Ballkanik në Volos të Greqisë u stolis me dy medalje të argjendta, duke shënuar një tjetër sukses të madh për sportin e Kosovës.

Në Kampionatin Evropian të Shteteve në zhvillim në Monako, ajo u shpall nënkampione, duke konfirmuar nivelin e saj elitar në atletikë. Në Kampionatin Ballkanik në Volos, ajo fitoi dy herë titullin nënkampione ballkanike dhe vendosi rekord shtetëror në 5000 metra, duke e bërë këtë paraqitje, një nga më të veçantat e saj. Ndërsa në “Challenge Meeting” në Celje, Slloveni, u shpall kampione dhe theu edhe një herë rekordin shtetëror në 1 milje.

Në këtë takim u vlerësuan rezultatet, përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e atletes, e cila me paraqitjen e saj po e prezanton Kosovën me dinjitet në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Kjo është medalja e saj e tetë ballkanike në kategorinë seniore. /KosovaPress/

Read Previous

​Qelaj: Demarkacioni u bë me 2009, nuk u kompensuan krejt pronat që mbetën në Maqedoninë e Veriut

Read Next

Trump: Evropa nuk ishte pranë nesh gjatë konfliktit me Iranin