Këta janë pesë kandidatët për deputetë më të votuar në Gjakovë
Kylian Mbappe ka shënuar dy gola, ndërsa Ousmane Dembele realizoi gol dhe asistim. Dhe Franca fitoi pa telashe, 3:0, ndaj Irakut, në Filadelfi. Ndeshja ishte “maratonike”.
Nisi në ora 23:00 të hënën, ndërsa përfundoi pak para orës 3 të mëngjesit të martën.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, fillimi i pjesës së dytë u shty për plot dy orë.
Mbappe shënoi supergol në minutën e 14-të për 1:0. Ndërkohë në minutën e 54-t realizoi për 2:0. Dembele asistoi në golin e dytë.
Ousmane Dembele shënoi për 3:0 në minutën e 66-të. Në golin e parë të Mbappes dhe në golin e Dembeles asistoi Michael Olise.
Franca me fitore avancon nga Grupi I në fazën nokaut të Botërorit.
Iraku mbetet pa pikë dhe eliminohet.
Superylli Mbappe tani i ka 16 gola në Kupa të Botës, sa edhe Miroslav Klose. Vetëm dy gola më shumë i ka rekordmeni i ri, Lionel Messi.
Mbappe e luajti ndeshjen e 100-të për Francën, kurse i ka 60 gola. 27-vjeçari i realizoi dy gola edhe në fitoren 3:1 ndaj Senegalit, në xhiron e parë.
Franca më 26 qershor luan me Norvegjinë./koha.net