Këta janë pesë kandidatët për deputetë më të votuar në Gjakovë
Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë shtim të vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë orëve të pasdites, kur në disa rajone mund të ketë zhvillime të përkohshme të motit të paqëndrueshëm./kp