Gareth Bale: Futbolli nuk më mungon

Gareth Bale, tashmë i tërhequr nga futbolli në moshën 36-vjeçare, ka folur për “The Athletic” duke treguar se nuk i mungon loja aktive: “Jo, jo vërtet nuk më mungon. E kam ditur gjithmonë se do të kishte një fillim dhe një fund, jam përgatitur për momentin e tërheqjes. Nuk doja të vazhdoja të luaja vetëm për hir të lojës”.

Bale u tërhoq në moshën 33-vjeçare, pas karrierës te Southampton, shpërthimit te Tottenham, 5 Champions League me Real Madridin dhe një periudhe te Los Angeles FC. Me Uellsin arriti deri në gjysmëfinalen e “Euro 2016” dhe luajti ndeshjen e fundit në Botërorin e Katarit 2022.

“Kam pasur destinin tim. Për të arritur aty ku dëshiron kalon shumë gjëra që nga mosha 9 vjeç, kjo të vendos nën presion të madh. Ishte mirë të bëja një hap pas dhe të rifilloja jetën. Tani po e shijoj futbollin me djalin tim, pa atë ndjesinë e lodhjes që vjen në fund të karrierës”.

Duke kujtuar Real Madridin shtoi: “Atje, nëse humb një ndeshje është si fundi i botës. Kur humbëm ndeshjen e parë te Los Angeles FC, prisja presion të madh, por atje humbjet pranohen më lehtë. Është një ambient më familjar dhe më ka pëlqyer shumë”. /Telesport.al/

Read Previous

Papa Leo XIV: Po ushqehen më shumë konfliktet sesa njerëzit

Read Next

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare