Mostafa “Zico” Mohamed po përgatitej për pushime verore në bregdetin verior të Egjiptit, kur një thirrje e papritur në ekipin përfaqësues ia ndryshoi planet.
“Isha shumë larg ekipit përfaqësues dhe sinqerisht nuk e prisja”, tha sulmuesi i Pyramids FC pasi shënoi gol dhe asistoi në fitoren 3:1 të Egjiptit ndaj Zelandës së Re.
“Trajneri Hossam Hassan më solli nga bregu verior. Isha gati të shkojë në pushime dhe papritmas e gjeta veten në Kupën e Botës”, ka shtuar 29-vjeçari, që bënë karrierë në ligën egjiptiane.
Lojtar jo shumë i rëndësishëm para Botërorit, Zico po shfaqet si një nga më të mirët të Egjiptit në ngjarjen globale.
I quajtur sipas legjendës braziliane, Zico, ai është pjesë e një tradite të gjatë në futbollin egjipitian të lojtarëve që përvetësojnë emrat e yjeve ndërkombëtare.
Sulmuesi që mund të luajë në krahë dhe në qendër, ia shpërbleu besimin trajnerit me një sërë paraqitjesh me ndikim.
Ai shënoi në miqësoret para Kupës së Botës, ndaj Rusisë dhe Brazilit. Realizoi edhe ndaj Zelandës së Re në Kupë të Botës, kurse po ashtu asistoi për Mohamed Salahun. Pasoi zgjuar me thembër.
Ishte kjo fitorja e parë e Egjiptit në histori në Botëror. Me fitore, Egjipti është në pozitë të mirë për të avancuar në fazën nokaut.
“Që nga minuta e parë e deri më tani, selektori Hossam Hassan na ka dhënë besim”, tha Zico. “Falë Zotit nuk e kam lënë në baltë për asnjë sekondë”.
Pavarësisht fillimit pozitiv të Egjiptit, Zico tha se lojtarët nuk po i merrnin gjërat me rrëmbim.
“Ende nuk kemi arritur asgjë. Shpresoj të shkojmë edhe më tej. Jemi përfaqësuesja më e fortë në Afrikë. Pse të mos shkojmë sa më larg të jetë e mundur në këtë Botëror?”, ka pyetur sulmuesi që lehtë ka mundur të jetë në pushime në vend se të shkëlqejë në ngjarjen më të madhe të futbollit./koha.net