Parashikimi i motit

Të hënën, vendi do të përfshihet nga mot i vranët me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej, duke sjellë reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes gjatë aktiviteteve në natyrë, veçanërisht në zonat ku mund të ketë zhvillim të stuhive lokale gjatë orëve të pasdites./kp

Read Previous

Në vitin 1966 trofeu i Kupës së Botës u vodh dhe u gjet pas 7 ditësh

Read Next

​Importet arrijnë 2.9 miliardë euro më 2026, eksportet mbeten shtatë herë më të ulëta