Çekia dhe Afrika e Jugut kërkojnë këndelljen pas humbjeve

Përfaqësuesja e Çekisë dhe ajo Afrikës së Jugut do të luajnë në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A të Botërorit 2026. 

Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 18:00. 

Të dyja përfaqësueset i humbën ndeshjet e para. Çekia u mposht 2:1 nga Koreja e Jugut, kurse Afrika e Jugut u mposht 2:0 nga Meksika, ndeshje të cilën e përfundoi me nëntë futbollistë. 

Çekia dhe Afrika e Jugut synojnë këndelljen për të shpresuar në avancim tutje. 

Sphephelo Sithole dhe Themba Zwane u përjashtuan nga loja ndaj Meksikës dhe janë të suspenduar për këtë ndeshje. Çekia është favorite./koha.net

Read Previous

​Abdullahu: Dëshmitë e grave shqiptare kundër ish-gardianes serbe treguan dinjitet dhe besim në drejtësi

Read Next

Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë