Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse masa të menjëhershme për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë valës aktuale të të nxehtit, duke paralajmëruar se temperaturat e larta po rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve dhe humbjeve të jetës në vendet e punës.
Ndërkohë Inspektorati i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve dhe punëmarrësve, që gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin në punë.
👇 Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: