Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, duke e mposhtur Paraguain.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, për t’i marrë pikët e plota pas triumfit 4-1.
Pas vetëm shtatë minutave lojë, Damian Bobadilla shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin. Përndryshe, ky ishte autogoli i parë në këtë Kampionat Botëror.
ShBA pastaj shënoi edhe golin e dytë përmes Folarin Balogun, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Megjithatë, Balogun u gjend në vendin e duhur pas asistimit të Christian Pulisic për ta dyfishuar epërsinë (31’).
Kurse, në përfundimin e pjesës së parë – Balogun realizoi edhe golin e dytë personal dhe njëkohësisht të tretin për vendasit (45+5’).
Paraguai ishte më kërkuese në pjesën e dytë, megjithatë e tëra që arritën ishte goli i nderit falë Mauricio, që u asistua prej Enciso (73’).
Krejt në fund, SHBA u përkujdes për ta shënuar edhe golin e katërt falë të inkuadruarit Giovanni Reyna, me një super goditje nga një pozitë jo e favorshme (90+8’).
Kësisoj, SHBA bëhet lider me tre pikë në grupin D, ndërsa Paraguai qëndron në fund pa pikë. /Telegrafi/
