Policia e Kosovës kujton sakrificën për liri në Ditën e Çlirimit

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, Policia e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët për këtë datë të rëndësishme historike.

Në urimin e saj, Policia e Kosovës ka theksuar se 12 Qershori përbën një nga ditët më të rëndësishme në historinë e vendit, duke kujtuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe mbështetjen e botës së përparuar në rrugën drejt lirisë.

“Sot shënohet një ditë e veçantë e historisë së lavdishme të Kosovës, e cila u krijua me mjaft mund dhe me sakrificën sublime të popullit të Kosovës, si dhe me kontributin e botës së përparuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të garantuar sigurinë, lirinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të vendit.

Dita e Çlirimit të Kosovës shënohet çdo vit më 12 qershor, duke përkujtuar hyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe fundin e luftës në vitin 1999. /RTKLive

Read Previous

Frontex: Kalimet e parregullta kufitare në BE bien me 40% në fillim të vitit 2026

Read Next

SpaceX mbledh 75 miliardë dollarë në ofertën më të madhe publike fillestare në botë