Kampionati Botëror 2026 nis me rekorde

Që në ditën e parë të Botërorit 2026, bota e sportit dhe e spektaklit është përfshirë nga një vëmendje e jashtëzakonshme globale.

Ceremonia hapëse e këtij turneu madhor u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara të vitit.

Ylli ndërkombëtar Shakira ishte protagonistja kryesore e hapjes, me një performancë energjike dhe spektakolare, ku interpretoi këngën “Dai Dai”, singëlli zyrtar që shoqëron këtë Botëror.

Shfaqja e saj u ndoq nga një audiencë gjigante në mbarë botën dhe, sipas platformave digjitale, performance ka kaluar shifrën e 1.2 miliardë shikimeve, duke vendosur një rekord të ri për eventet muzikore të lidhura me sportin.

Ky moment ka treguar edhe një herë fuqinë e futbollit si sporti që bashkon më shumë njerëz në planet. Nga Amerika deri në Azi, nga Evropa në Afrikë, miliona tifozë kanë ndarë të njëjtin emocion në të njëjtën kohë, duke e kthyer Botërorin në një festë globale.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, një nga vendet pritëse të këtij kompeticioni, kanë marrë gjithashtu një mesazh të qartë mbi ndikimin e jashtëzakonshëm të futbollit në krahasim me evente të tjera të mëdha sportive.

Për shembull, finalja e Super Bowl-it të shkurtit të kaluar, ku u shfaq Bad Bunny në show-in e pjesës së parë, u ndoq nga rreth 125 milionë shikues, një shifër shumë e lartë, por dukshëm më e vogël krahasuar me impaktin global të ceremonisë së Botërorit.

Ky krahasim tregon diferencën mes një eventi kombëtar dhe një fenomeni global si Kupa e Botës, që çdo katër vjet ndalon botën për disa javë. /tvklan.al

Read Previous

BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër të Shqipërisë

Read Next

Protestat në Shqipëri, Bushati: Mohimi i realitetit dhe tallja me protestuesit i ngjajnë lojës me zjarrin