Courtois lë të hapur mundësinë e tërheqjes nga Belgjika pas Botërorit 2026

Portieri i Thibaut Courtois ka lënë të kuptohet se Kupa e Botës 2026 mund të jetë turneu i tij i fundit me përfaqësuesen e Belgjikës, duke theksuar se vendimi përfundimtar do të varet nga forma fizike dhe gjendja e tij pas turneut.

“Gardiani” i Real Madrid, i cili ka regjistruar 109 paraqitje me kombëtaren që nga debutimi në vitin 2011, deklaroi se është më afër largimit sesa vazhdimit të karrierës ndërkombëtare.

“Nuk e di nëse duhet të flasim për të ardhmen tani, por shanset janë më të mëdha që të mos vazhdoj pas këtij turneu, sesa të vazhdoj,” u shpreh Courtois nga kampi stërvitor i Belgjikës.

Ai shtoi se dëshiron të luajë edhe për disa vite në nivel klubesh, por rikuperimi dhe ngarkesa fizike po e shtyjnë të mendojë për një hap pas nga kombëtarja.

“Duhet të kujdesesh për trupin. Familja ime është këtu sepse ky mund të jetë turneu im i fundit,” tha ai.

Megjithatë, portieri belg nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e vazhdimit, duke lënë gjithçka të hapur në varësi të paraqitjes së Belgjikës në turne dhe atmosferës brenda ekipit.

“Nëse kemi një Botëror të mirë dhe nëse ndjejmë ende atmosferë pozitive në grup, atëherë mund të vazhdoj. Por pas turneut do të diskutoj me trajnerin dhe stafin mjekësor,” shtoi ai.

Courtois foli edhe për përvojën e tij me lëndimet e fundit, duke theksuar se ato kanë ndikuar në vendimin e tij për të ardhmen.

Ai gjithashtu përmendi talentet e reja që po vijnë në kombëtare, si një arsye shtesë për të menduar largimin.

Belgjika do të përballet me Egjiptin në ndeshjen hapëse të Grupit G, ndërsa në grup ndodhen gjithashtu Irani dhe Zelanda e Re. /RTKLive

Read Previous

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Read Next

Begaj uron Ditën e Çlirimit: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë