Kryeministrja e Italisë kërkon që BE-ja të udhëheqë bisedimet për paqen në Ukrainë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se pavarësisht gjithçkaje, projekti për investimin në Zvërnec do të vijojë.
Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Balla theksoi se Shqipëria nuk mund të humbasë një projekt me vlerë 4 miliardë euro dhe se zhvillimi i zonës do të vijojë sipas planit të qeverisë.
“Ne jemi pro investimit. Investimi do të bëhet”, deklaroi Balla, duke nënvizuar se projekti në Zvërnec do të vazhdojë paralelisht me procesin e integrimit europian të vendit.
Kreu i grupit parlamentar socialist ironizoi opozitën për qëndrimet që kanë ndryshuar brenda pak ditësh lidhur me investimin strategjik në jug të vendit.
“Një javë më parë dolët dhe thatë që jeni pro investimit. Tani, a jeni pro investimit apo kundër investimit?”, u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.
Balla akuzoi opozitën për paqartësi politike lidhur me projektin në Zvërnec dhe nismat ligjore të depozituara në Kuvend, duke paralajmëruar se mazhoranca do t’i rrëzojë të katër projektligjet e propozuara prej tyre.
“Ju ende nuk keni votuar asnjë ligj që lidhet me paketën e integrimit. Për sa i përket katër projektligjeve që keni sjellë, ato do rrëzohen kurdo që të jetë data. Projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Balla. /ATSH/